INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë ndikimi ka hëna e plotë tek ne [FOTO]

Ja çfarë ndikimi ka hëna e plotë tek ne [FOTO]

Publikuar më: 18:23 11-02-2017

Qysh nga kohërat e lashta është i njohur fakti se hëna ka ndikim te njeriu.

Kështu që, me kalimin e kohës, janë krijuar kulte në bazë të të cilave më vonë janë shkruar tregime, e disa prej tyre janë realizuar në projekte filmike, me tema të ndryshme horrori. Në këta filma, të pashmangshme kanë qenë skena me pamje të hënës së plotë.

Në këtë fazë të hënës së plotë, zakonisht shfaqeshin skena me vrasës, dhunues dhe kriminel të ndryshëm. Të gjithë këta, vërehej se ishin të ndikuar nga fuqia e hënës.

Shkencëtarisht është e ditur se hëna ndikon në baticën dhe zbaticën e oqeaneve, detërave, në botën shtazore, bimore e gjithsesi ky ndikim manifestohet edhe tek njerëzit.

Kështu, ndikimi I hënës ka rëndësi të madhe në jetën e përditshme. P.sh. në mjekësi është i njohur fakti se gjakderdhjet (hemorragjitë) gjatë hënës së plotë janë më të mëdha, kështu që kirurgët gjatë përgatitjeve për operacion kësaj dukurie i kushtojnë kujdes të posaçëm.

Gjithashtu edhe gjakderdhja gjatë ciklit menstrual në këtë fazë është më e madhe.

Hëna e plotë në mes tjerash, ndikon e dhe në pagjumësi. Somnambulët (njerëzit që hëna ka ndikim në ta, që zgjohen gjatë gjumit dhe kryejnë veprime të ndryshme pa vetëdije) janë një dukuri e njohur, që të gjithë ose I kemi parë ose kemi dëgjuar për ta nga rrethi i ngushtë ose i gjerë.

Ndikimi I hënës vërehet edhe në disponimin e përgjithshëm të njerëzve. Me siguri e keni vënë re  se në këtë kohë në mbrëmje jeni më të shqetësuar se zakonisht, kështu që iu pengojnë disa imtësi që zakonisht nuk i keni vërejtur.

Duke u nisur nga kjo, shumë shkencëtarë botërorë e kanë studiuar këtë fenomen dhe kanë ardhur në përfundim se hëna e plotë pashmangshmërisht ndikon në sjelljet e njerëzve.

Dr. Arnold Lieber pas një studimi 15vjeçar të ndikimit të hënës së plotë në njerëzit ka ardhur në përfundim se:

Gjatë hënës së plotë numri i vrasjeve është më i madh, lëndimet e trupit janë shumë të shpeshta, Aksidentet rrugore në këtë kohë janë shumë të theksuara, Vetëvrasjet më së shumti ndodhin në këtë fazë.

Pse ndikon hëna tek njeriu?

Kur hëna të arrijë nivelinmë të lartë në lidhje me planetin e tokës, ajo shkakton baticën dhe anasjelltas kur hëna është më afër planetit tonë shkaktohet zbatica. Meqenëse njeriu, ashtu  si toka përbëhet nga 75- 80% materie e lëngët dhe 20-25% nga materia e ngurtë, kur hëna është e plotë tek njeriu shkakton një “Aksion koncentrik”. Në këtë fazë pasojat që njeriu i përjeton janë: ngushtimi I indeve, edemet eksitimet nervore, etj. Të gjitha këto ndryshime që përjeton njeriu manifestohen në oreks, gjumë, disponim, sjellje, aktivitete trupore, seksuale, etj. Në këtë fazë është vetëvrarë (ose vrarë, pl. i autorit) aktorja e famshme, Merilyn Monro, pastaj është vrarë John Lenon, legjenda e grupit “Beatles”, dhe shumë njerëz të famshëm nga bota e filmit dhe muzikës.

Sa më shumë i afrohej hëna e plotë tokës,  dukshëm rritej edhe numri I vrasjeve

Sipas këtij raporti shenja e hënës së plotë në fazën e saj kulminante rezulton me orientime të ndryshme kriminale siç janë: vrasjet, piromanitë, ngarjet  e rrezikshme dhe kleptomanitë. Sipas këtij raporti, po ashtu disa njerëz duken pak a shumë më të zemëruar gjatë kësaj faze të hënës së plotë.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215