INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë ndodh kur Jennifer Lopez bën bashkë ish-in me të dashurin aktual [FOTO]

Ja çfarë ndodh kur Jennifer Lopez bën bashkë ish-in me të dashurin aktual [FOTO]

Publikuar më: 16:20 17-08-2016

Pas disa lidhjeve, kryesisht me personazhe të njohur, Marc Anthony u duk se ishte dashuria e jetës për Jennifer Lopez.

Por ish çifti u ndanë pas shtatë vitesh martesë dhe këtë ndarje Lopez nuk e përjetoi aspak mirë duke e shprehur edhe në një dokumentar ku fliste për ndarjen dhe nuk i ndalonte dot lotët.

Por shumë shpejt Casper Smart risolli buzëqeshjen tek këngëtarja.  Edhe pse me një diferencë tepër të madhe në moshë, ata të dy vazhdojnë të jenë edhe sot një çift i lumtur. Jo vetëm kaq, por Lopez e ka kaluar plotësisht “dramën e ndarjes” me Anthony dhe kjo duket edhe në takimet e herëpashershme të ish bashkëshortëve.

Për hir të fëmijëve ata janë të detyruar të vazhdojnë të jenë pjesë e jetës së njëri- tjetrit. Dhe pjesë e këtyre takimeve janë edhe partnerja e re e Marc Anthony dhe Casper Smart të cilat shpesh shoqërohen me të qeshura.  Këtë e vërteton edhe kjo foto ku duken J-Lo, ish bashkëshorti, partneri i saj aktual Casper Smart, Shannon dhe dy persona të tjerë.

 “Kam kaluar momente fantastike në Vegas. Shfaqja jote ishte e mrekullueshme #jlo. Urime zemër”, ka shkruar e dashura e Marc-ut. Dhe ky është një nga ato rastet e vërteta  kur dy ish-e mbeten miq me njëri-tjetrin

Article Logic
Execution time: 0.0033881664276123