IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Ja çfarë ndodh kur Ledioni gatuan për Sarën...  [FOTO]

Ja çfarë ndodh kur Ledioni gatuan për Sarën... [FOTO]

Publikuar më: 14:01 16-07-2016

Sa prej jush prisni që i dashuri të gatuajë për ju?

Në fakt, ka disa arsye pse femrat pëlqejnë që meshkujt të gatuajnë  për to. Së pari sepse është seksi, sepse nuk është e nevojshme të dalësh jashtë për një darkë romantike dhe sepse kjo ju dallon nga meshkujt e tjerë. Ledion Liço duket se i di mirë të gjitha këto ndaj dhe e ka marrë situatën në dorë. Krahas aftësive në prezantim, Ledioni i është futur punës këtë herë në kuzhinë duke na bindur se ka talent edhe në gatim.

Lule kungulli të mbushura kanë qenë pjata e destinuar për Sarën e cila nuk ia ka kursyer  komplimentat të fejuarit. Gjithçka është dokumentuar në Snapchat ku në fotot, para dhe pas gatimit, prezantuesi ka shtuar: “I kam tejmbushur por  Sara tha që ishin të shijshme” E kush e vë në dyshim? Një gjest i vogël përkushtimi që provon edhe njëherë se dashuria kalon nga stomaku. Komplimenta Ledionit!

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.00357985496521