INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur keni mungesë seksi

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur keni mungesë seksi

Publikuar më: 14:21 06-07-2017

Ekspertët konsiderojnë që ata të cilët nuk kanë seks të rregullt përballen me situata stresuese, vuajnë nga pagjumësia, infeksionet urinare, potenca e ulët, kanceri në prostatë…


Jeni të ndjeshëm ndaj stresit

Seksi shpesh mund të jetë shumë i dobishëm kundër stresit. Shkencëtarët skocezë kanë studiuar pasojat e personave të cilët kanë abstenuar nga seksi në periudhën nga një deri në dy javë. Është konstatuar që ata të cilët nuk kanë praktikuar marrëdhënie seksuale vështirë janë përballur me situatat stresuese, sesa ata të cilët në periudhën prej një deri në dy javë së paku një herë kanë pasur seks.

Gjatë seksit truri liron kimikale, siç janë endorfina dhe oksitocina, për shkak të të cilave ndihemi më mirë, më të relaksuar dhe më të qetësuar.

Ndikim i keq ndërmjet partnerëve

Ekspertët konsiderojnë që mungesa e seksit ndikon keq ndërmjet partnerëve, duke rrënuar marrëdhëniet e harmonishme, ndjenjën e lumturisë, të afërsisë dhe të sigurisë. Personat që janë në lidhje apo ata të martuar, pos që ulin nivelin e oksitocinës dhe të hormoneve të tjera, rrezikojnë vetëbesimin, shkaktojnë ndjenjën e fajit.

Shtohet edhe frika që njëri ndër partnerët do të fillojë të kërkojë kandidat të ri potencial për shkak të mosplotësimit të nevojave seksuale.

Rritet rreziku nga disfunksioni erektil

Sipas studimit të cilin e ka publikuar revista profesionale AmericanJournalof Medicine, meshkujt të cilët nuk kanë seks të rregullt, janë dyfish më të ekspozuar se meshkujt të cilët kanë një apo dy herë në javë.

Shkencëtarët konsiderojnë se marrëdhëniet seksuale mund të ndihmojnë në ruajtjen e potencës, mu sikur që ndihmojnë ushtrimet në ruajtjen e formës së muskujve tanë.

Rrezik më i vogël nga infeksionet urinare

Më në fund ky është lajm i mirë për femrat të cilat nuk praktikojnë seks. Në të vërtetë, pothuajse 80 për qind e infeksioneve urinare shfaqen 24 orë pas marrëdhënies seksuale. Gjatë seksit, bakteret nga vagjina mund të përfundojnë në kanalin e urinës, ku mund të shkaktojnë infeksionin.

Rrezik më i madh për kancerin në prostatë

Kujdes, meshkuj! Sipas studimit të cilin e ka publikuar Shoqata amerikane urologjike, jeni të ekspozuar për rreth 20 për qind më shumë ndaj rrezikut të kancerit të prostatës.

Shkak i kësaj, sipas shkencëtarëve, mund të jetë që me ejakulimet e shpeshta eliminohen substancat potencialisht të dëmshme nga prostata.

Jeni të ekspozuar më shumë ndaj ftohjeve dhe gripit

Në rregull, pajtohemi që aktiviteti i vogël seksual mund të ul ekspozimin tuaj ndaj baktereve, mirëpo në këtë mënyrë nuk do t’i keni edhe përparësitë imunologjike të cilat i ofron seksi.

Studimet shkencore kanë treguar që ata të cilët bëjnë dashuri një deri dy herë në javë e kanë më të fuqishme 30 për qind imunoglobulinën A, sesa ata të cilët nuk praktikojnë seks. Imunoglobulina A është njëra ndër mbrojtjet e para të trupit kundër viruseve, thonë shkencëtarët.

Keni humor të keq

Femrat janë më depresive sa më gjatë që abstenojnë nga seksi, mirëpo si duket nuk është shkaktari i vetëm mungesa e seksit! Në të vërtetë ekipi studiues ka konstatuar që femrat, partnerët e të cilave kanë përdorur prezervativ, kanë pasur njësoj humor të keq.

Studiuesit thonë se si disa përbërje të cilat gjenden në spermë – duke përfshirë melatoninën, serotoninën dhe oksitocinën – mund të ndikojnë në ndjenjën e lumturisë. Gjithsesi, rikujtojmë edhe të gjitha mundësitë e rrezikut nga seksi pa mbrojtje.

Article Logic
Execution time: 0.0021481513977051