INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë ndodh me vaginën tuaj me kalimin e moshës

Ja çfarë ndodh me vaginën tuaj me kalimin e moshës

Publikuar më: 11:36 22-04-2017

Këto ndryshime janë të vështira për t’u dalluar, por shumë serioze.

Sigurisht me kalimin e moshës mund të vini re shtimin e rrudhave në fytyrë, humbjen e kujtesës, uljen e metabolizmit, por nuk mund të dalloni me lehtësi se çfarë ndodh me vagjinën tuaj. Mirëpo ka shumë ndryshime që ndodhin dhe me të sidomos pas moshës 40-vjeçare.

Disa prej tyre mund të jenë thjesht të bezdisshme siç është thatësia dhe disa infeksione, ndërsa të tjerat mund të jenë më serioze.

Uterusi mund të bjerë në vagjinë tuaj

Një nga ndryshimet që ndodh me kalimin e moshës mund të jetë prolapsi (rënia e uterusit ose rektumit në vaginë), thotë Timothy Ryntz, një asistent profesor klinikë i ndërhyrjeve gjinekologjike dhe urogjinekologjisë në Universitetin e Kolumbisë. Për femrat më prolaps të lehtë mund të ndihmojnë ushtrimet e quajtura Kegel.

Kohëzgjatja e trajtimit varet nga shëndeti i pacientit, por një mundësi është pasja e një mjekimi shtesë që përdoret dhe për trajtimin e infeksioneve dhe vendoset drejtëpërdrejtë në vagjinë. Një mënyrë tjetër është ndërhyrja kirurgjikale që mund të çojë deri në histerektomia (heqja e mitrës dhe ndoshta edhe qafës së mitrës).

Vagjina juaj mund të duket më e moshuar

Me kalimin e moshës lëkura e humb elasticitetin dhe rrudhat shtohen. Diçka e ngjashme ndodh dhe me vagjinën. Për pasojë rënia e hormoneve si rezultat i moshës nënkupton një humbje të elasticitetit në vagjinë. Kjo njihet si atrofia vulvo-vaginale ose VVR. Muret e vagjinës bëhen më të holla dhe kjo mund të sjellë tharje dhe skuqje.

Në këtë rast ushtrimet Kegel nuk mund të ndihmojnë, por çdo lloj tjetër stimulimi i kësaj zone, duke përfshirë edhe zgjimin seksual, mund ta bëjë. Estrogjeni ndihmon për ta mbajtur lëkurën më të shëndetshme dhe elastike. Mjeku mund t’ju rekomandojë dhe ndonjë lloj kremi kundër tharjes vaginale ose t’ju jap estrogjen në rrigë orale.

Mitra dhe vagjina mund të tkurren

Si rezultat i rënies së nivelit të estrogjenit, uterusi mund të ndryshojë dhe madhësinë. “Pasi femra bëhet më e moshuar, uterusi ka tendencën të zvogëlohet,” thotë May Hsieh Blanchard, asistent profesor në departamentin e obstetrikës, gjinekologjisë dhe shkencave të riprodhimit në “University of Maryland School of Medicine”. Kjo merr kuptim jo shumë më vonë pasi ju jeni duke ushqyer fëmijën me gji.

Në mënyrë të ngjashme dhe hyrja në vagjinë mund të tkurret me kalimin e viteve. Sipas një raporti të Shkollës së Mjekësisë në Harvard, kjo mund të sjellë tharje, irritim dhe ndonjëherë dhe skuqje e acarin në muret e vagjinës.

Duke e lënë të patrajtuar, kjo mund të sjellë marrëdhënie seksuale të dhimbshme dhe gjakderdhje. Është e nevojshme të thuhet se ruajtja e aktivitetit seksual mund të kompensojë këtë ngushtim. Në këtë rast mund të ndihmojnë dhe trajtimet me estrogjen.

Mund të mos jeni të afta të kontrolloni fshikëzën

Me kalimin e kohës, muskulatura dhe ligamentet mund ta ndihmojnë bazën e legenit që të relaksohet. Në disa raste, uretra mund të lëvizë në lidhje me fshikëzën dhe mund të shkaktojnë rrjedhje të pavetëdijshmel.

Në këto raste zgjidhjet pa ndërhyrje kirurgjikale siç janë ushtrimet Kegel dhe biofeedback (një monitorues që do t’ju tregojë se kur kontraktohen muskujt në këtë zonë) mund të jenë të përshtatshme.

Mund të keni më shumë infeksione urinare

Infeksionet urinare mund të bëhen më të shpeshta kur kalon mosha thotë Dweck, duke shtuar se një infeksion urinar i panjohur ose i patrajtuar mund të zhvillojë infeksione sistematike. Kjo mund të sjellë dhe ndryshime në sjellje duke përfshirë hutimin.

Ndërkohë femrat mund të vënë re simptoma si irritimi, shpeshtimi i urinimit dhe djegie që ka të bëjë përgjithësisht me rritjen e nivelit të hormoneve dhe mungesën e elasticitetit pa pasur një infeksion aktual. Në këtë rast terapia e estrogjenit mund të jetë një mundësi.

Article Logic
Execution time: 0.0017530918121338