INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë ndodh në organizëm nëse ha bulmete çdo ditë…

Ja çfarë ndodh në organizëm nëse ha bulmete çdo ditë…

Publikuar më: 09:45 23-07-2016

Bulmeti është një element kryesor i ushqyerjes, të paktën kështu ka rezultuar deri më tani. Po udhëzimet dietike të USDA na rekomandojnë  të pimë qumësht të ulët yndyrë çdo ditë, sepse është plot me vitamina të rëndësishme dhe minerale si kalcium, vitaminë D, vitaminë B, dhe proteina. Por jo të gjithë i thurin  lavde këtij produkti…
“Ne jemi ndoshta i vetmi gjitar në Tokë që me dëshirë dhe qëllim pijmë qumështin e kafshëve të tjera,” thotë Dana Hunnes, dietologe në qendrën mjekësore UCLA si dhe asistent profesore në Shkollën Filding e Shëndetit Publik në SHBA.  Duke pasur parasysh se, shumica e ekspertëve do të bien dakord, nëse i zëvendësoni ushqyesit që merrni nga qumështi me ushqime të tjera, nuk do të keni nevojë për qumësht lope”, thotë Hunnes.
Por në të vërtetë produktet e qumështit janë të shijshme, dhe në qoftë se nuk jeni  intolerant ndaj laktozës apo vegjetarian, nuk keni pse ndaloni konsumimin e këtyre produkteve. Por ja se çfarë ndodh me trupin tuaj kur konsumoni çdo ditë bulmet!
Produktet e qumështit që përmbajnë probiotikë mund të ndihmojë në nxitjen e shëndetit të mirë dhe të bëjën trupin të pranojë më shumë qumësht.
Bulmeti është plot me vitamina dhe ushqyes që janë thelbësore për funksionet tona trupore.
Hulumtimet e fundit kanë sugjeruar se yndyra në qumësht mund të ndihmojë me mirëmbajtjen e peshës.
Nëse jeni duke ushqyer me gji, qumështi i lopës mund të bëjë të vështirë për fëmijën tuaj të tresë qumështin tuaj të gjirit, prandaj kujdes!
Sipas Glamur disa dermatologë sugjerojnë se qumështi ndikon negativisht në gjendjen e lëkurës, por nuk ka akoma rezultate definitive.

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277