INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë ndodh nëse e ktheni iPhonin tuaj mbrapa në kohë  [VIDEO]

Ja çfarë ndodh nëse e ktheni iPhonin tuaj mbrapa në kohë [VIDEO]

Publikuar më: 14:02 10-07-2016

Një bug i sapo zbuluar në iPhone e bën pajisjen tuaj krejtësisht të papërdorshme. Bug-u në fjalë ka të bëjë me oren e iphonit tuaj e cila po të kthehet mbrapa në datën 1 Janar 1970, dhe rindizni pajisjen, ajo nuk do shfaqë asgjë veçse logon e Apple, përgjithmonë.

Postuar fillimisht në Reddit e më pas demonstruar në YouTube, duket se iOS ka një defekt në software. Përdoruesit e Reddit të cilët e testuan atë, kanë tani në duart e tyre një celular të papërdorshëm, dhe ka raportime që “vandalët” e kanë bërë këtë testim në iPhone-ët në Apple Store.

Deri më tani, për të përfituar nga ky gabim, ju duhen disa minuta të aksesit fizik, duke qenë që të ndryshosh datën 46 vite pas duhet pak kohë. Ka shqetësime se pajisjet me Wi-Fi mund të cënohen nga të dhënat keqbërëse nga serverat e NTP (rrjetit të protokollit të kohës). NTP përdoret nga shumë sisteme operimi për të vendosur orën dhe datën e një pajisjeje, dhe të dhënat janë të pakoduara dhe të pa cilësuara, duke u dhënë kështu mundësi të shumta keqbërsve. Klientët e NTP zakonisht nuk duhet t’a ndryshojnë datën dhe orën në shifra kaq të mëdhaja, kështu që kjo mund të mos jetë problem, por sjellja e iOS në këtë lidhje është për momentin e paditur.

Sa i përket datës  1 Janari i vitit 1970 është dita e parë e epokës së Unix: sistemet e ngjashëm me Unix e matin orën dhe datën, si dhe sekondat që prej asaj dite.Kjo është tradicionalisht e ruajtur si një numër 32-bit (i cili do të shkaktojë ca trazira në vitin 2038), dhe po spekulohet se iPhone-t 64-bit po bëjnë diçka të veçantë kur trajtojnë orët e sistemit të cilat janë afër zeros.

Pajisjet e prekura nga ky bug nuk mund të riparohen as duke i futur në DFU mode. Ky gabim mund të rregullohet vetëm kur bateria shkarkohet plotësisht, ose edhe nëse e stakoni atë. Për më shumë detaje, hidhini një sy videos më poshtë:

Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988