Të ftuar në 'Shiko Kush Luan' në natën përmbyllëse të sezonit, ishin të ftuar 3 dots, të cilët sollën mjaft atmrosferë dhe sigurisht na habitën me deklaratat e shumta të cilat menjëherë u kthyen në kryefjalë të titujve rozë.
Në lojën 'Thuaje ose pije' ka qenë Flori i cili i ka drejtuar pyetje Kejsi Tolës dhe për pak des na shpëtoi ky detaj.
Flori: Kujt i thua më ke mua o Kejsi, se na çmende?
Kejsi: I them të gjithë njerëzve që e ndjenjë se më kanë mua!
Flori: Kjo është e përgjithshme, nuk quhet. Duhet të pish.
Por ajo që ndoshta humbët të gjithë ishte pyetja e dytë! Sepse në fakt nuk pati një të tillë!
Pavarësisht se në letër ishin shënuar dy pyetje, ashtu si për secilin prej të ftuarve, pyetja e dytë nuk u transmetua gjatë transmetimit. Kështu që do të mbetet një mister, pasi duket se ai moment është prerë në montazh!