INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë ndodhi në koncertin e mbrëmshëm të Chris Brown. Zbulohet arsyeja pse mungoi Rita Ora  [VIDEO]

Ja çfarë ndodhi në koncertin e mbrëmshëm të Chris Brown. Zbulohet arsyeja pse mungoi Rita Ora [VIDEO]

Publikuar më: 13:40 09-07-2016

Në fillim ishte e vështirë të besohej që këngëtari me famë botërore Chris Brown do të performonte edhe në Shqipëri, si pjesë e turit të tij muzikor.

Por të gjithë ndryshuan mendim kur ai vetë menjëherë pas mbërritjes në Tiranë, postoi një video në Instagram ku përshëndetse shqiptarët dhe iu drejtohej duke iu thënë se mezi priste të performonte para tyre në skenë. Përveç  ardhjes së Brown , në qendër të vëmëndjes kanë qenë edhe çmimet tepër të kripura të biletave të cilat varionin nga 200 deri në 3000 euro. Por as kjo nuk i ka penguar fansat shqiptarë të këngëtarit që të mos mendohen dy herë dhe të bëjnë rezervimin për në lokalin ku ai këndoi  i cili ishte mbushur plot. Reperi amerikan pasi mbërriti në aeroportin e Rinasit  u drejtua menjëherë drejt kryeqytetit ku u akomodua në njërin prej hoteleve. Ai kishte akumulaur energjitë e duhura për ta elektrizuar mbrëmjen për disa orë rresht me disa nga hitet e tij më të njohura. Por Chris ka ftuar që t’i bashkohej në koncert edhe Rita Orën e cila do të udhëtonte nga Londra posaçërisht për të qenë krah Chris Brown dhe për të performuar bashkë me të përpara publikut shqiptar. Kjo e fundit , i është përgjigjur pozitivisht ftesës por duket se paaftësia menaxhuese e drejtuesve të aeroportit ka bërë që rreth mesnatës të ishtë e pamundur që charteri i saj të ulej në Rinas.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035438537597656