INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë nuk lënë pa ngrënë, që prej 17 vjetësh shqiptarët…

Ja çfarë nuk lënë pa ngrënë, që prej 17 vjetësh shqiptarët…

Publikuar më: 12:38 27-06-2016

Para 17 vitesh produktet më të konsumuara nga shqiptarët ishin kofshat e pulës dhe biskotat vafer. E sot pula mban rekord.

Sipas një statistike të vitit 1999 nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, biskotat vafer dhe kofshët e pulës hynin në 8 mallrat më të importuar në vend. Të ardhurat në buxhet nga importet e kofshës së pulës në vitin 1999 ishin 1.5 miliardë ose sa 10.1 milionë euro me kursin e sotshëm të këmbimit.

Ndërsa sot karburantet, cigaret, automjetet, metalet janë produktet më të importuara në vend dhe kanë rolin themelor në të ardhurat doganore. 17 vite më parë mallrat më të importuara ishin veturat dhe furgonet, mielli, çimentoja, biskotat vafer, vaji i papërpunuar, lëkura dhe suprina këpucësh që kishin destinacion industrinë fasone dhe kofshat e pulës. Cigaret renditeshin në vendin e 21-të dhe karburantet në vendin e 12-të.

Më ndryshimin e strukturës së ekonomisë dhe prirjet e reja të konsumit, nevojat e vendit aktualisht janë krejt të tjera.

Po gjithësesi mbeten po njëlloj produktet shtazore, kryesisht ato të mishit të pulës të cilat tashmë prodhohen  në vend.

Mishi i pulës ditët e sotme mbetet në rritje, por kjo si një mënyrë për tu ushqyer shëndetshëm. Newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658