INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë padie është ngritur kundrejt Google

Ja çfarë padie është ngritur kundrejt Google

Publikuar më: 18:38 20-04-2016

Bashkimi Europian ka ngritur një padi ndaj korporatës teknologjike Google me akuzën se kjo kompani po abuzon me pozitat dominuese që zotëron kundrejt kompanive që prodhojnë telefona Android.

Komisioni Europian ka paraqitur një shkresë zyrtare ku kundërshton mënyrën se si po operon gjiganti amerikan i teknologjisë.

Në padinë e hartuar nga Bashkimi Europian shkruhet se Google në shkelje të plotë të rregullave i kërkon kompanive që prodhojnë celularët android të instalojnë paraprakisht aplikacionet Google Search dhe Google Chrome, diçka që bie ndesh me ligjin e konkurrencës.

Në këtë mënyrë, kompania amerikane nuk e lejon konsumatorin të zgjedhë aplikacionin që dëshiron të instalojë. Kjo është padia e dytë që Bashkimi Europian përpilon kundër kompanisë amerikane, pasi në vitin 2010 e akuzoi për  promocion të paligjshëm në rrjet, ç’ka dëmtonte konkurrencën e ndershme. Kjo çështje ende nuk ka marrë zgjidhje.

“Google” ka 12 ditë kohë për t’iu përgjigjur akuzave dhe në një deklaratë për shtyp ka theksuar se celularët Android janë të ndërtuar mbi bazën e një software që i pranon inovacionet, pa vendosur kushte.

Article Logic
Execution time: 0.0022358894348145