Mjaftoi një koment i ish të dashurës së tij Selena Gomez dhe më pas të miliona fansave që Justin Bieber të mbyllte Intsagramin me plot 77.8 milionë fansa.
As paralajmërimet që bëri për mbylljen e këtij rrjeti social, nuk bënë punë sepse komentet fyese vazhdonin pasi fansat nuk janë dakord për lidhjen e re të këngëtarit. Por ja që miqësia e ngushtë e 22 vjeçarit me moderatoren e njohur Ellen Degeneres vjen në ndihmë në raste të tilla. Kjo e fundit tani ka ekskluzivitetin e postimit të fotove të reja të mikut të saj të vogël dhe nga postimet e deritanishme, zbulohet se Justin aktualisht po shijon pushimet. Një mënyrë e zgjuar kjo për të mos humbur fansat.