INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë po i shkakton zemrës dhe kockave tuaja kremi kundër diellit

Ja çfarë po i shkakton zemrës dhe kockave tuaja kremi kundër diellit

Publikuar më: 17:10 11-04-2019

Për shumë dekada, vendosja e kremit kundër diellit dihet se është e domosdoshme.

Me anë të shumë kampanjave njerëzit janë informuar se kanceri i lëkurës është i lidhur direkt me rrezet ultravjollcë që merren nga dielli, transmeton Gazeta Express.

Nuk ka asnjë dyshim që siguria ndaj diellit është e domosdoshme dhe mesazhi i dhënë nga kampanjat për mbrojtje ndaj diellit bëhet për arsye të mira.

Rastet e kancerit të lëkurës në Britaninë e Madhe janë dhjetëfishuar që nga viti 1970. Sot, më shumë se 360.000 raste të reja nga sëmundjet e diagnostikuara kanë rezultuar në 2.400 vdekje.

Sipas një studimi, njerëzit që i ekspozohen diellit më shumë se sa ata që nuk i ekspozohen fare jetojnë më gjatë, dhe për këtë ka një shpjegim.

Kjo lidhet me efektet pozitive të “pathëna” që ka ekspozimi ndaj diellit siç janë: përmirësimi i funksionit të zemrës, për eshtrat dhe rritjen e aftësisë për të luftuar disa sëmundje. Disa ekspertë bëjnë thirrje kundër përdorimit të SPF- kremit kundër diellit, duke e krahasuar atë me margarinën.

Kohëve të fundit, është bërë një rritje e ndërgjegjësimit të njerëzve mbi efektet pozitive që ekspozimi ndaj diellit ka dhe është i lidhur me prodhimin e vitaminës D.

Mungesa e kësaj vitamine që ndihmon eshtrat të absorbojnë vlerat ushqyese të ushqimit mund të shkaktojë deformime në eshtra dhe sëmundje të lidhura me to.

Sipas këtyre shkencëtarëve njerëzit domosdoshmërisht duhet të mbrohen nga djegia nga dielli, mirëpo gjithashtu duhet të jenë të vetëdijshëm për efektet pozitive që ai ka.

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047