Ishte koha që komediani Ben Stiller t’i rikhehej ekranit të kinemasë dhe nëse bashkëpunimi është me Brad Pitt, atëherë suksesi është dyfish i garantuar.
Pitt do të jetë producenti i filmit, ndërkohë që Ben do të jetë protagonist qesharak i tij. “Brad’s Status” flet për historinë e një babai që kishte një famlije të lumur dhe një karrierë të mirë, e megjithatë ishte i fiksuar pas faktit se miku i tij i fëmijërisë ishte shumë më i pasur se ai. Kjo do ta vërë personazhin kryesor perballë shumë situatave komike. Pritet që së shpejti të fillojnë edhe xhirimet e këtij projekti të ri, ambicioz!