INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja  çfarë po planifikon Jay Z për ta fituar sërish Beyoncen

Ja çfarë po planifikon Jay Z për ta fituar sërish Beyoncen

Publikuar më: 16:53 10-05-2016

Jay Z është gati të bëjë gjithçka që të shpëtojë martesën me Beyonce.

Mjafton që ai të mos “humbasë gruan e tij” sikundër kërcënon ajo në albumin “Lemonade”.

Burimet raportojnë se ajo po kthehet në shtëpi, në L.A nga turi “Formation” dhe Jay Z ka planifikuar diçka speciale për ta fiuar atë sërish. Flitet se reperi 46 vjeçar ka ridekoruar tërësisht shtëpinë në Bel Air për ta suprizuar të shoqen kur të kthehet të nesërmen në shtëpi. Një burim i brendshëm thotë se ai ka shpenzuar një pasuri të tërë vetëm që ajo të mbetet pa fjalë kur të hapë derën. Shtëpia është e mbushur me dhurata romantike, lule dhe mënyra të tjera që tregojnë se ai e do shumë akoma”

Sipas po të njëjtit burim, Jay Z është ndjerë i mjerë kohët e fundit dhe do të bëjë cdo gjë për ta mbajtur atë pasi ai nuk do asgjë më shumë se të shpëtojë martesën e tij.

Djalë me mend Jay Z!

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154