INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë pune bënte Basha kur studionte në Holandë

Ja çfarë pune bënte Basha kur studionte në Holandë

Publikuar më: 17:29 21-06-2017

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka rrëfyer për herë të parë sekrete nga jeta e tij private. Basha u ndal te studimet në Holandë dhe puna që ka bërë nga viti i dytë për të financuar shkollën.

Ai tha në emisionin e Rudina Magjistarit në Tv Klan se i është dashur të bëjë punë të ndryshme, me të cilave edhe të punojë në “Call Center”.

“Kam punuar në ‘Call Center’, në Holandë, gjatë kohës që isha student. Shisja në tregun amerikan një buletin financiar, që bënin dy vëllezër shumë të suksesshëm në këtë fushë në Holandë. Punoja nga ora 7 e pasdites deri në 11 të natës. Ata që punonin paradite, shisnin për Europë. Ndërsa unë paradite isha në shkollë, prandaj më duhej të punoja pasdite. Puna më dha mundësinë të paguaja vetë studimet e mia dhe të fitoja para”, u shpreh kryetari i Partise Demokratike.

Kryeopozitari ka pohuar se ka asistuar në lindjen e vajzës së tij të parë dhe kjo i ka ndryshuar jetën, por nuk e ka perjetuar kete moment me vajzen e dyte.

“Nuk mund të isha në lindjen e Viktorias. Aurela pësoi një komplikacion në muajin e shtatë dhe iu desh të lindte në Holandë. Unë nuk mund t’i gjendesha pranë, kam mbëritur me vonesë. Aurela kishte një komplikacion, kishte një problem tepër serioz dhe fal Zotit arriti ta kalojë. Ishte një moment shumë i vështirë, në mes të fushatës elektorale dhe mua m’u desh të shkëputesha për pak. Dy vajzat janë thesari i jetës sonë, janë natyra krejt të ndryshme nga njëra-tjetra, por duhen shumë”, ka pohuar Basha duke veçuar këtë si një nga momentet më të vështira në jetë.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666