INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfare shkruajnë mediat e huaja për stilin e Edi Rames gjatë vizitës në Trieste

Ja çfare shkruajnë mediat e huaja për stilin e Edi Rames gjatë vizitës në Trieste

Publikuar më: 14:12 12-07-2017

Kryeministri Rama ka takuar sot në Trieste homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev.

“Në Trieste me kryeministrin Zoran Zaev, për forcimin e miqësisë e thellimin e gjthanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona; me urimin që faqja e re e premtuar nga kryeministri Zaev në marrëdheniet ndëretnike mes dy popujve që formësojnë Maqedoninë mike, të shkruhet me vepra të prekshme për gjithë shqiptarët, të cilët jetojnë në shtetin fqinj”, shkruan Rama.

Por ajo që ra në sy ishte pikërisht veshja e tij nga mediat e huaja.

Rama ka shkuar në takim me një kostum dhe një palë atlete të bardha.

Pas këtij takimi Rama ka dhënë një prononcim për DW ku ka treguar disa detaje rreth bisedës së tyre.

I pyetur se çfarë u arrit në bisedë, Rama është shprehur “Jo hiç, kemi folur për të ardhmen duke lënë pas të shkuarën”.

“Nuk ka pasur tensione mes nesh si shtete por ka pasur tensione të brendëshme politike dhe një retorikë deri në skandaloze brenda Maqedonisë ku unë nuk dua të hyj për të bërë komente.

Është shumë e thjesht: Sa më e fortë Maqedonia, sa më demokratike, sa më e suksesshme aq më e fortë dhe më e mirë Shqipëria. Në Maqedoni jetojnë shqiptarë që janë popullsi shtet-formuese.

Dhe sa më mirë të jenë ata aq më e mirë është e ardhmja për të gjithë. Kemi folur për të ardhmen dhe s’jemi marrë me të shkuarën. Kemi folur për hapat që do hidhen dhe unë i kam thënë homologut tim se ne duam suksesin e Maqedonisë në të gjitha aspektet,” tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0043151378631592