INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë shkruajnë mediat italiane dhe spanjolle për Shqipërinë pas humbjes

Ja çfarë shkruajnë mediat italiane dhe spanjolle për Shqipërinë pas humbjes

Publikuar më: 10:22 10-10-2016

Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar një rëndësisë të veçantë humbjes së djeshme të kuqezinjve tanë. Madje disa prej tyre kanë fajësuar portierin Berisha, i cili gaboi në rastin e golit të parë duke i dhuruar topin spanjollëve.

Gazeta e madhe spanjolle 'AS' befason me titullin për Shqipërinë: Spanja hap murin mbrojtja e fortë e Shqipërisë, vuri në vështirësi Spanjën që vuajti shumë për të gjetur rrjetën. Gazeta spanjolle “Marca” e cilëson si “Goditje me autoritet” të kombëtares spanjolle. Gazeta "Mundo Deportivo" shkruan "Spanja mund Shqipërine dhe vijon rrugën për në Botëror.

Portalet italiane shkruajnë “Spanja ecën krah për krah me ne, muri i De Biazit mban vetëm 55 minuta”, shkruan "La Gazzeta dello Sport'. “Spanja thyen De Biazin, 2-0 ndaj Shqipërisë”, shkruhet në portalin e “Sportmediaset”. Ndërsa "Shiperi-Spanje -2, fitore e lehte dhe kryesim per Spanjen", shkruan Corriere dello Sport.

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381