INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë shkruan kjo media venezueliane për nipin e Enver Hoxhës dhe dënimin  e tij [FOTO]

Ja çfarë shkruan kjo media venezueliane për nipin e Enver Hoxhës dhe dënimin e tij [FOTO]

Publikuar më: 13:55 12-07-2017

“I dënuar për trafik droge, nipi i një prej ish diktatorëve komunistë në Shqipëri”.

Ky është titulli me të cilin një media online venezueliane  e ka nisur një shkrim dedikuar Ermal Hoxhës. Ky i fundit u dënua dje nga Gjykata e Krimeve të rënda për përfshirjen në laboratorin e drogës së gjendur në Xibrakë të Elbasanit. Pas dhënies së dënimit me burg  për 10 vite, emri i tij nisi të pushtonte portalet dhe lajmet shqiptare, por jo vetëm. Një tjetër media e huaj që i ka kushtuar shkrim Ermal Hoxhës është edhe ajo në Venezuelë, “Lapatilla” e cila flet për rastin.

Shkrimi:

Sipas një njoftimi për shtyp  të mërkurën, Gjykata në Shqipëri  dënoi  nipin e ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, me 10 vite burg për trafikim droge. Ermal Hoxha 42 vjeç, ishte anëtar i një grupi prej 9 personash, përfshirë edhe dy kolumbianë, të gjithë të dënuar me nga 10-13 vite burg.

Ata u dënuan pasi i përkisnin një grupi kriminal që ishte përfshirë në trafikimin e kokainës nga Kuba dhe bënin tranzit nëpër Shqipëri duke synuar vendet e Evropës Perëndimore.

Ermal Hoxha dhe të pandehurit e tjerë ishin arrestuar në janar të vitit 2015, kur pas një operacioni policor u sekuestrua 120 kilogramë kokainë si dhe u zbulua një laborator ku përgatitej droga,në Xibrakë, 68 kilometra në jug të Tiranës.  Gjatë operacionit u arrestuan edhe dy shtetas kolumbianë të kapur të flagrancë.

Sipas një raporti të përgatitur në vitin 2017 nga Departamenti i Shtetit, Shqipëria mbetet një "pikë tranziti për kokainën dhe heroinën e destinuar për tregun evropian", përveç të qënit vetë një prodhues i madh i kanabisit.

asfevfgert.png

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891