INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë të bëni në një ditë e shi si kjo e dielë

Ja çfarë të bëni në një ditë e shi si kjo e dielë

Publikuar më: 11:47 21-05-2017

Dita me shi duhet të jetë e preferuara për ata që qëndrojnë në shtëpi. Aroma e shiut sjell një gjendje qetësuese. Kemi përzgjedhur katër gjëra që mund të bëni në një ditë me shi…

Disa nga gjërat që mund të bëni në ditët me shi dhe të kaloni një ditë të bukur edhe në shtëpi.

Gatuani – Zakonisht të qëndruarit në shtëpi pa ndërmarrë asnjë aktivitet, ju bën juve të mërziteni. Nëse keni vendosur të qëndroni në shtëpi në këto ditë me shi, atëherë ju mund të gatuani ëmbëlsira të ndryshme. Provoni receta të reja, diçka ndryshme çka keni bërë deri më tash. Një gjë e tillë do t’ua bëjë ditën të këndshme.

Bëni një maratonë filmash – Të qëndruarit pranë televizorit e mbështjellur me batanije është dëshirë e secilit në ditët me shi. Një ide e mrekullueshme është që ju të keni pranë ndonjë çaj të nxehtë dhe kokoshka dhe të shijoni momentet e filmit tuaj të preferuar.

Nisni apo përfundoni një libër – Thuhet se libri është shoku më i mirë i njeriut. Një thënie e tillë akoma më me vlerë në ditët me shi, kur ju qëndroni brenda me orë të tjera. Mendoni një batanije mbi trup, një filxhan çaj në njërën dorë dhe një libër në dorën tjetër.

Rregulloni shtëpinë – Një nga aktivitetet që mund të ndërmerrni është të rregulloni shtëpinë. Niseni me dollapin e rrobave. Merrni gjithë kohën e botës për të ndarë veç bluzët, fundet, pantallonat, rrobat e verës nga rrobat e dimrit. Pastrojeni nga rrobat që nuk iu duhen. Ky është arti i pastrimit.

Bëni çfarë doni më shumë – Nuk është e rëndësishme nëse jeni brenda apo jashtë shtëpisë, e rëndësishme është të kaloni momente të këndshme. Merrni makinën, shkoni në qendër tregtare, dilni në blerje. Dilni për kafe me miq që nuk i keni parë prej kohesh.

Article Logic
Execution time: 0.0047202110290527