INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë tha Fadili kur u pyet në gjyq a e vrau ai ish-gruan

Ja çfarë tha Fadili kur u pyet në gjyq a e vrau ai ish-gruan

Publikuar më: 16:14 03-09-2017

Tre ditë pas vrasjes së gjyqtares Fildeze Hafizi, bashkëshorti i saj Fadil Kasemi pati përballjen e parë publike përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda.

U shfaq i qetë para togave të zeza, ndonëse u kujdes të evitojë kamerat që tentuan të kapnin në fytyrën e tij ndonjë shprehje të veçantë, ndoshta pendesë për krimin.

Por 53 –vjeçari nuk bëri asnjë gjest gjatë kohës që gazetarët u lejuan të qëndrojnë në sallë.

Më pas, me dyer të mbyllura ka pranuar krimin dhe ka dhënë vetëm gjeneralitetet. Asnjë detaj më shumë, duke e lënë të mbuluar ende me mister motivin e ekzekutimit të ish-bashkëshortes, në makinën e saj, në zonën e Xhamllikut.

Familjaret e tij qëndruan jashtë sallës gjatë gjithë kohës.

Babai i dy fëmijëve preferoi që në këtë seancë të mbrohej nga një avokat kryesisht i caktuar nga Gjykata.

Në përfundim të shqyrtimit gjykatësi Fran Prendi vendosi të caktojë masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.

Mbi tregtarin 53–vjeçar rëndojnë tre akuza: vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi. Për të gjitha këto ai rrezikon burgim të përjetshëm. Në rast se do të kerkojë gjykim të shkurtuar dhe gjykata do ta pranoje atë, mund të dënohet me 35 vite heqje lirie.

Fadil Kasemi nuk ka dhënë detaje as në polici për krimin e kryer. Ai u ka thënë hetuesve se i vjen keq për fëmijët dhe se u kërkon falje vetëm atyre. Teksa tha se nuk ishte ne gjendje te mire shendetesore per te shpjeguar se cfare kishte ndodhur.

Article Logic
Execution time: 0.0034401416778564