Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me dy zyrtarët e Parlamentit Evropian, David McAllister dhe Knut Fleckenstein. Takimi zgjati rreth 60 minuta dhe u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit, ku i pranishëm ishte dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Pas takimit, Rama ka vijuar bisedën vetëm për vetëm me Metën, mbi 30 minuta, në zyrën e këtij të fundit.
Ndërkohë, kryeministri Rama ka bërë një batutë me gazetarët, të cilët e prisnin jashtë ambienteve të Kryesisë për t’i marrë një prononcim të shkurtër mbi atë që ishte diskutuar.
“Mos na e zini dhe ju rrugën, boll kemi ata që na e kanë zënë”, ka thënë ai pa komentuar më shumë.