Kur Demi Lovato kaloi në mbidozë, të gjithë po luteshin për shëndetin dhe shpëtimin e saj. Pasi u dërgua në spital, ajo u shpëtua me medikamentin e quajtur Nacran, që përdoret për të zhbërë efektin e opiateve.
Tani këngëtarja është drejt përmirësimit, por ngjarja vazhdon të lërë gjurmë. Këë herë ka folur për TMZ, shpërndarësi që i siguroi asaj drogën atë natë. Brandon Johnson tha se Demi i shkruajti në 4 të mëngjesit, ditën kur kaloi në mbidozë, dhe i kërkoi të kalonte nga shtëpia e saj. Ai tha se e kuptoi qëllimin e vizitës dhe mori kokrra me vete, të cilat i pinë bashkë. Johnson shtoi se Demi e dinte mirë ç’po merrte, e dinte që kokrrat vinin nga rruga, jo nga farmacia, e sërish i pranoi.
Sipas Johnson, ai dhe Demi janë droguar shpesh bashkë, madje kanë pasur edhe marrëdhënie seksuale, edhe pse Demi e mohon kategorikisht.