INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë thanë deputetët e PD-së në mbledhjen e grupit parlamentar

Ja çfarë thanë deputetët e PD-së në mbledhjen e grupit parlamentar

Publikuar më: 20:11 02-05-2017

Ditën e sotme është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Demokratike, mbledhje në të cilën, Lulzim Basha, ka komunikuar me zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian, Joseph Daul, David McAllister dhe Knut Fleckenstein. Mirëpo në këtë mbledhje nuk mund të rrinin pa folur edhe deputetët e Partisë Demokratike.

Në fillim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike ish kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka takuar zonjën Jozefina Topalli.

Siç bën me dije CityNews sapo ka takuar Topallin, Berisha nuk ka kursyer batutën tij, duke i thënë, “E deklasuar ishe dhe e deklasuar mbete”, batutë kjo që është dëgjuar nga të gjithë.

Ndërkohë, Astrit Patozi ish kryetar i grupit parlamentar të PD, në fjalën e tij ka  theksuar se “Kauza e zgjedhjeve të lira është një kauzë e drejtë e PD, por për ta zgjidhur ne duhet të vendosim, do të përballemi apo të ikim nga beteja për këtë kauzë. Të gjithë duhet të luftojmë fort për të arritur maksimumin e kauzës sonë dhe mund të them se nuk tradhtojmë askënd në rast se marrim edhe paketën e ofruar me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.”

Fjalën e ka marrë edhe deputeti Gerti Bogdani, i cili ka kërkuar që PD të mos hyjë në zgjedhje. Duke përmendur marrjen e një sms nga një qytetar Bogdani ka përmendur përmbajtjen e tij. Nëpërmjet sms-së një qytetari më thoshte se nëse PD do të hyjë në zgjedhje do të marrin pesëdhjetë vënde, por do të humbnin qytetarët.

Duke folur në mbledhje, Topalli tha se ne nuk mund ta lëmë Partinë Demokratike që të asgjësohet dhe nuk mund të rrimë pa u futur në zgjedhje.

Ti e di vetë se ke më shumë detaje, mësohet t’i ketë thënë ajo Bashës. Më tej Topalli ka theksuar se, “Unë s’dua ta zgjas sepse çfarë kam pasur për të thënë t’i kam thënë edhe vetë personalisht unë dua të gjejmë një zgjidhje për të mos asgjësuar Partinë Demokratike”, ka përfunduar ish nën kryetarja e Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij Basha tha se, “Që Partia Demokratike të hyjë në zgjedhje duhet të ketë minimumin e garancisë që paketa e dhënë nga ndërkombëtarët të zbatohet, gjë që Rama ka treguar që nuk e mban fjalën. Rëndësi ka vullneti jo detajet. Nuk jemi në këtë betejë për veten tonë. Dialog të vërtetë që jep zgjidhje. Nuk bëhemi pjesë e lojës apo fasadës. Të pranosh hiletë e qeverisë s’është dialog.”

Article Logic
Execution time: 0.0019569396972656