INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë thanë Rama dhe Mustafa në mbledhjen e dy qeverive…

Ja çfarë thanë Rama dhe Mustafa në mbledhjen e dy qeverive…

Publikuar më: 11:28 03-06-2016

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Prishtinë, shqiptare dhe ajo kosovare, shërbeu për të përcjellë mesazhe të forta bashkëpunimi mes dy krerëve të ekzekutivit.
Edi Rama tha se Kosova do të ketë një pikë doganore të vetën në portin e Durrësit.

Rama:
“Marrëveshjet që do të nënshkruajmë sot për hetimin e përbashkët tatimor dhe doganor si dhe ajo për partneritetin kufitar, koordinon përpjekjet tona për të formalizuar dhe integruar ekonomitë tona. Hapat e mëtejshëm që po hedhim për të krijuar një pikë doganore të Kosovës në portin e Durrësit, për të harmonizuar akcizat, unifikuar çmimin e referencave për transportet dhe për të krijuar korridorin e gjelbër për produktet sezonale bujqësore, pa dyshim do t’i japin një hov të ri bashkëpunimit ekonomik".


Ndërsa kreu i qeverisë Kosovare Isa Mustafa u ndal në çështjet më delikate që shqetësojnë vendin e tij.


Isa Mustafa:
“Jemi për dialog me të gjithë dhe në çdo kohë pra ne jemi në dialog dhe me Serbinë. Vlerësojmë se heqja dorë nga dialogu me të tjerët është kthim në monolog anhistorik dhe përjashtim i procesve progresive të cilat na kanë sjellë në këtë shkallë zhvillimi dhe në këtë dimension të faktorizimit si dhe në këtë nivel të integrimit shqiptar. Ne jemi për fqinjësi të mirë dhe normale me të tjerët, pra ne jemi korrekt dhe në qasjen me Malin e Zi rreth demarkacionit të kufirit. Nuk konsiderojmë se po ia falim apo po i marrim asnjë metër katror Malit të Zi por vetëm po shënojmë vijën e mëparshme administrative dhe atë po e shënojmë në vijë kufitare mes dy shteteve sovrane”.

Article Logic
Execution time: 0.0024039745330811