INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë thanë Rama e Meta në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Ja çfarë thanë Rama e Meta në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Publikuar më: 09:18 30-05-2016

Në ditën e fundit të mbajtjes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë, ka marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama. Në fjalën përshëndetëse, shefi i qeverisë shqiptare u ndal dhe në procesin e integrimit të vendit në familjen Euopiane.

Edi Rama:

“Ne po kalojmë një proces të vështirë dhe unik. Të qenit pjesë e familjes Europiane nuk ka të bëjë thjesht me të bërit të lumtur Brukselin apo ndonjë vend tjetër, por do të thotë të përmbushësh një detyrim për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë”.

Kryeministri Rama e sheh të domosdoshme përfshirjen e të gjithë vendeve të Ballkanit perëndimor në NATO.

Edi Rama:

“Anëtarësimi në NATO ishte historik dhe përcaktoi të ardhmen e re për Shqipërinë. Shqipëria është e interesuar që edhe Mali i Zi dhe Maqedonia të anëtarësohen në NATO.  Integrimi i Kosovës, nuk është domosdoshmëri për vetë Kosovën, Ballkanin, por edhe për të gjithë familjen euroatlantike. Përfshirja e plotë e Ballkanit në NATO do të jetë një investim kapital për të mirën e rajonit dhe përgjigja më e qartë për ambiciet gjeopolitike të aktorëve të tjerë”.

 

Ndërsa në fjalën e tij kryeparlamentari Ilir Meta u ndal në krizën e refugjatëve. 

Ilir Meta:

“Shqipëria do të vërë në dispozicion kapacitetet e saj modeste për të ndihmuar në lehtësimin e krizës së refugjatëve. Kemi detyrimin si botë e civilizuar t’u japim ndihmesë dhe strehë refugjatëve. Duhet të veprojmë si një trup i vetëm ndaj sfidave për t’i treguar botës se jemi të fortë”.

Article Logic
Execution time: 0.0032098293304443