INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë thonë ngjyrat që ju vishni për karakterin tuaj [VIDEO]

Ja çfarë thonë ngjyrat që ju vishni për karakterin tuaj [VIDEO]

Publikuar më: 12:23 18-10-2016

Psikologjia e ngjyrave është një studim që tregon se si ngjyrat ndikojnë personalitetin dhe sjelljen e njerëzve.

Bazuar në studime të kohëve të fundit, këto janë disa shembuj se si ngjyrat që ju vishni perceptohen nga të tjerët.

E kuqja zakonisht shihet si një ngjyrë shumë fizike. Zakonisht cilësohet si:
Pasionante
Agresive
E fuqishme
Seksuale
E guximshme
Dominuese

E verdha shpesh është lidhur si ngjyrë me diellin. Shpeshherë cilësohet si:
Inteligjente
Optimiste
Rrezatuese
Energjike
Lidhet, bashkohet me të tjerët

Historikisht ngjyra lejla është parë si ngjyra e fisnikërisë dhe pasurisë. Ajo është lidhur gjithashtu me spiritualizmin. Është cilësuar si:
Luksoze
Ambicioze
E fuqishme
Spirituale
Misterioze
Magjike

Ngjyra blu është lidhur shpesh me elementet natyrorë, si qielli apo oqeani. Cilësohet shpeshherë si:
E qetë
E paqtë
Konstante
E përqëndruar
Racionale
Inteligjente

Në Kinë dhe në disa vende të tjera, e bardha është ngjyra e vajtimit. Ajo cilësohet si:
E pastër
E dlirë
E pafajshme
E hapur
Plot shpresë

Ngjyra kafe lidhet me materiet natyrale si druri, shkëmbi dhe toka. Shpeshherë është cilësuar si:
E besueshme dhe ku mund të mbështetesh
E plotë
E ngrohtë
Ngushëlluese
E gëzueshme

Ngjyra e zezë cilësohet si:
E sofistikuar
Elegante
Me vetëbesim

Ngjyra jeshile është një tjetër ngjyrë që lidhet me botën e natyrës. Ajo cilësohet si:
Kreative
E qetë
Në rritje të vazhdueshme
Pjellorë
E përqëndruar
E balancuar 

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627