Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka thënë se tifozët e Milanit kanë fyer atë dhe se kjo ishte arsyeja se pse e bëri atë gjest
Pas shumë protestave për referimin e dobët, Mancini u përjashtua nga gjyqtari kryesor. Por, ajo që tekniku italian bëri gjatë daljes drejt tifozëve të Milanit të cilët i fishkëllenin ka filluar të komentohet shumë në rrjetet sociale.
Mancini i ka drejtuar tifozëve gishtin e mesit dhe me shumë mundësi ai do të dënohet nga Federata e Futbollit Italian.
Strategu italian është pyetur edhe për incidentin e çuarjes së gishtit drejt tifozëve të Milanit, ndërsa përgjigja e tij ishte kjo: “Po, ata më fyen dhe unë veprova ashtu”.