INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë thotë Topalli për sherrin me Bashën dhe opozitën e PD

Ja çfarë thotë Topalli për sherrin me Bashën dhe opozitën e PD

Publikuar më: 17:27 04-07-2017

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli e ftuar në AbcNews ka folur një rast abuziv të Bashës në shkurt të 2014. Sipas Jozefina Topallit, Basha nxorri një urdhër ku sipas të cilit në forumet e PD, nuk kishin të drejtë për tu kandiduar në forumet e PD, as deputetë, as kryetarë të seksioneve, kryetarë bashkie, kryetarë komunash.

Këtë urdhër absurd të tij, Topalli tha se e kishte kundërshtuar në mbledhje dhe vetë Basha i kishte thënë që kishte të drejtë.

Në shkurt të 2014, vetë Basha bëri një urdhër të tille, sipas të cilit nuk do të kishte të drejtë për tu kandiduar në forumet e PD, as deputetë, as kryetarë të seksioneve, kryetarë bashkie, kryetarë komunash.  Se pse ne duhet të fajësonim kryetarët e seksioneve që nuk marrin asgjë prej nesh, nuk e kam kuptuar.  E ngrita në mbledhje si problem më tha ke të drejtë, por urdhri i tij vazhdoi.

Topalli tha se PD ka bërë opozitë 4 vite, ndryshe nga Basha. si dhe foli për vështirësite që ka sjellë opozita në parlament.

“Nuk ka munguar opozita, ka qenë e fortë dhe e vështirë. Nuk di ta them jashtë parlamentit përfshirë Bashën, por di të them që beteja jonë në parlament ka qenë shumë e vështirë dhe ne e dinim që mund të kërcënoheshim. Kjo nuk është një opozitë katër mujore, por 4 vjeçare. Ndërkohë që duhet të lartësohej, shkoi në rënie me 200 mijë vota rënie. Pas kësaj humbje drastike është normale që të lihet kohë dhe të gjendet përgjigja pse partisë i mungojnë 200 mijë vota. Kjo gjë nuk po ndodh. Ne ishim me një mënyrë tjetër të bërit opozitë, në ishim nxënës të shkollës opozitare të ‘97. Shpresoja të bënim opozitë të fortë”, tha Topalli.

Article Logic
Execution time: 0.0035028457641602