INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë u gjet në dhomën e “Mona Lizës”, mjeku: Enertila, sëmundje të trashëguar nga…

Ja çfarë u gjet në dhomën e “Mona Lizës”, mjeku: Enertila, sëmundje të trashëguar nga…

Publikuar më: 15:05 01-10-2017

Historia e pazakontë e 27-vjeçares Enertila Beqja, e cila akuzohet se nëpërmjet mashtrimit në “Facebook” i ka zhvatur 60 milionë lekë të vjetra përgjegjësit të Postës në Manzë, Barush Ahmetajt, ka tronditur shumëkënd dhe në veçanti banorët e fshatit Manzë në Durrës. Një ditë pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit la në burg të renë, “Gazeta Shqiptare” zbardh detaje të reja në lidhje me ngjarjen. Nisur nga “misteri” i kësaj historie, dje “GSH” kontaktoi sërish me banorët e këtij fshati.

Të gjithë bashkëfshatarët e 27-vjeçares u shprehën se dyshojnë që Enertila ta ketë bërë e vetme një gjë të tillë. Ata thanë se vajza, që kur ishte në gjimnaz vuante nga epilepsia dhe se, fatkeqë- sisht, nuk është kuruar nga kjo sëmundje. Ndërkohë, drejtori i qendrës shëndetë- sore të Manzës, Bardhyl Belba, i cili prej 30 vjetësh është mjek në atë zonë, bëri me dije se nëna e vajzës, Emine Beqja është e diagnostikuar me sëmundje të shëndetit mendor, e cila është e trashëgueshme.
“Enertila ka paraqitur çrregullime, por nuk është kuruar. Pseudologjia, sëmundja ku pacienti ëndërron dhe beson më pas gënjeshtrat e tij, duke i vënë në zbatim ato, është derivat i një epilepsie të pakuruar”, – tha Belba. Sipas mjekut, 27-vjeçarja e cila është në paraburgim duhet t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor

“Specialistët duhet të verifikojnë gjendjen e saj mendore para se të mbyllet në burg apo të dënohet”, – deklaroi drejtori i qendrës shëndetësore.

BANORËT

Pas publikimit të lajmit se Enertila Beqja ka hapur në “Facebook” plot 30 profile imagjinare të familjes dhe shoqërisë së saj të ëndërruar dhe se ka krijuar dhe personazhe, të cilët i ka martuar dhe i ka bërë me fëmijë, “GSH” ishte sërish në fshatin Manzë. Ashtu si dhe të afërmit dhe ish-shokët e shoqet e gjimnazit, të gjithë banorët pohuan se 27-vjeçarja vuan nga sëmundja e epilepsisë. Linda, njëra nga ishshoqet e 27-vjeçares, me profesion psikologe, tregoi se Enertila ka qenë tepër e mbyllur, e pakomunikueshme me shoqet, e heshtur dhe e stresuar, dhe se kur ishte në gjimnaz shkarraviste libra e banka. Ndërsa, ish-mësuesi i saj kujdestar, Selim Kurti tha se “vajza bënte mungesa asokohe dhe nëna e saj, thoshte se ishte e sëmurë dhe vuante nga epilepsia. Për këtë sh kak, vajzës i kishte rënë disa herë të fikët në klasë”. Ndërsa, drejtori i shkollës hodhi dyshime që mund të jetë dikush tjetër, i cili mund të ketë përdorur Enertilën. Sipas tij, 27-vjeçarja e vetme nuk mund ta bënte një gjë të tillë. Edhe mësuesi tjetër, Hamza Sallaku tha se e reja ishte pothuajse inekzistente në shkollë për shkak se sëmundja e saj nuk është kuruar. Dyshimet e banorëve të Manzës janë të forta, se në këtë histori të padëgjuar më parë janë të përfshirë persona të tjerë. Kjo për faktin se 27-vjeçarja dhe nëna e saj vuajnë nga probleme mendore.

BANESA E ENERTILËS

Një fustan nusërie i sapoblerë, një krevat bebeje, rrobat e një bebeje mashkull që nuk ka ardhur në jetë, tufa me lule të ndryshme që u përkasin nuseve, kukulla prej pelushi me dedikime dashurie. Kjo është dhoma e 27-vjeçares nga Manza. Dhe jo më kot një “arredim” i tillë, pasi Enertila Beqja pretendon se është shtatzënë dhe do të martohet me Albano Stafën, personazhi i saj imagjinar, për të cilin foli edhe në gjykatë. Pas seancës gjyqësore të zhvilluar mëngjesin e së premtes në Gjykatën e Shkallës së Parë të Durrësit dhe vendosjes së masës së sigurisë “arrest me burg”, Enertila Beqja është dërguar në burgun e grave. Ajo akuzohet për veprën penale “Mashtrim” me pasoja të rënda.

shpia-cover-2-1024x533.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039570331573486