E kujdesshme deri në detaje, e fejuara e Granit Xhakës nuk harroi as kësaj here që të ishte pjesë e gëzimit të futbollistit.
Leonita gjithnjë shfaqet pranë të fejuarit të saj, pasi ai fitoi çmimin e fundit si lojtari më i mirë i vitit, Leonita tha se ai e meritonte.
Mesazhi i saj është inkurajues dhe shumë emocional.
“Ti e meriton sepse une di se sa fort ti stërvitesh, gjithashtu e di sa shumë punon ti dhe sa ambicioz je. Ti do jesh edhe më i fortë dhe unë do të të mbështes gjithmonë në ditë të mira dhe të këqija”, tha Leonita në postimin e saj.