INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë vendimi mori Basha pas anulimit të protestës në Kavajë

Ja çfarë vendimi mori Basha pas anulimit të protestës në Kavajë

Publikuar më: 20:39 05-05-2017

Pas anulimit të protestës opozitare parashikuar të mbahej ditën e dielë në Kavajë, Basha ka thirrur në mbledhje krerët e Partisë Demokratike në rrethe.

Mbledhja pritet të mbahet ditën e nesërme në orën 12:00. Burime të Partisë Demokratike bëjnë me dije se në mbledhje do të diskutohet për organizimin e një proteste masive në Tiranë.

Protesta e PD në Kavajë u anulua pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të tërhequr kandidatin socialist, për hir të stabilitetit të vendit. Ndërsa Basha e komentoi lëvizjen e papritur si një fitore të “republikës së re”.

Article Logic
Execution time: 0.0035908222198486