IN SMART TECH MOBILE APPS CARS VIDEO
Ja cila armë do të shpëtojë Tokën nga asteroidët

Ja cila armë do të shpëtojë Tokën nga asteroidët

Publikuar më: 16:50 03-03-2016

Shkencëtarët kanë ndërtuar armën e fundit fantastiko-shkencore që do të përballojë asteroidët.

Sistemi njihet me emrin "DE-STAR", arma me rreze lazer është ndërtuar për të ndërvepruar me shkëmbinjtë hapësinor.

Si koncept në fakt ka qarkulluar për disa vite, por dokumente të reja flasin për një zgjidhje konkrete dhe praktike për të shmangur objektet që kërcënojnë Tokën.

Ndërkaq, një tjetër sistem, më i vogël se ky po projektohet, dhe quhet “DE- STARLITE”.

“Në përgjithësi, teknologjia sot na përgjigjet”, thotë Qicheng Zhang, nga universiteti i Kalifornisë, Santa Barbara, një nga autorët e projektit.

“Sfida kryesore e ndërtimit të një “DE-STAR” të plotë është shkalla e nevojshme e përmasave të saj që të jetë efektive”, vijon Zhang.

Ai shpjegon se lazeri është në gjendje të lëvizë apo të avullojë një asteroid që përbën një kërcënim për Tokën. Ai thotë se një sistem mbrojtës orbital planetar mund të nxehë asteroidin deri në avullimin e tij.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379