Data 13 qershor ka shënuar përvjetorin e 30-të të moderatorit Ledion Lico.
Sara dhe Lori kanë qenë të parat që e kanë uruar në këtë ditë të veçantë. “Gëzuar Ditëlindjen Liu dhe gëzuar përvjetorin”, ka shkruar Lori në Snapchat, ndërsa ai i Sarës është një urim plot dashuri teksa e quan “shpëtimtarin e saj”. 'Baby, unë mund të shoh aureolën tënde, ti e di që je hiri im shpëtimtar', kanë qenë fjalët e saj shkëputur nga kënga “Halo” e Beyonces.
“Qershia mbi tortë” mbetet dhurata për ditëlindjen e të dashurit; një motoçikletë Vespa për të cilën ajo nuk i ka kursyer batutat.
“Kujdes njerëz! Një tip i çuditshëm mbi një Vespa” ka qenë paralajmërimi i Sarës. Nga ana tjetër, Ledioni ngjan me një fëmijë të lumtur hipur mbi Vespën e tij në ambientet e shtëpisë.