Revista prestigjoze “Forbes” ka nxjerrë listën me modelet më të paguara për vitin 2017.
Në top listë ndodhet Kendall Jenner si modelja më e paguar me 22 milionë dollarë.
Jenner e cila është pjesë e familjes Kardashian ka lënë prapa Chrissy Teigen, Adriana Lima dhe Gigi Hadid.
Ishte gjithashtu hera e parë në 15 vjet për supermodelen, Gisele Bundchen e cila nuk mori vendin e parë pasi për këtë vit kishte fituar vetëm 17.5 milionë dollarë.
Ndërsa Ashley Graham e cila u rendit në vendin e dhjetë, është bërë modelja me forma trupore më të mëdha që është shfaqur në këtë listë.
Kendall Jenner ka fituar 22 milionë dollarë
Gisele Bundchen ka fituar 17.5 milionë dollarë
Chrissy Teigen ka fituar 13.5 milionë dollarë
Adriana Lima ka fituar 10.5 milionë dollarë
Gigi Hadid ka fituar 9.5 milionë dollarë
Karlie Kloss ka fituar 9 milionë dollarë
Liu Wen ka fituar 6.5 milionë dollarë
Bella Hadid ka fituar 6 milionë dollarë
Ashley Graham ka fituar 5.5 milionë dollarë