Ajo i ka mahnitur të gjithë për transformimin e madh fizik që ka bërë gjatë dy viteve të fundit.
Linda Halimi është shembulli ideal sesi me shumë ushtrime fizike mund të fitosh format e duhura fizike. Pikërisht për këtë arsye, revista People e ka zgjedhur të jetë kopertina e parë e vitit 2017. Ka qenë vetë këngëtarja që ka konfirmuar lajmin në një intervistë për televizionin publik.
Pas suksesit në American Idol, të qënurit në kopertinën e “People” mund t’i rrisë më shumë shanset e promovimit dhe aksesit në tregun amerikan. Linda Halimi bëhet e para shqiptare në kopertinën e “People”.