INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja cila shenjë e horoskopit është “armiku” juaj

Ja cila shenjë e horoskopit është “armiku” juaj

Publikuar më: 19:52 30-05-2017

Duket e parëndësishme por shpesh yjet bëhen parashikuesit më të mirë të marrëdhënieve.

Zbuloni cila është shenja me të cilën nuk shkoni fare mirë

Dashi-Akrepi
Një Dash nuk mund ta durojë dikë që s’del hapur. Nuk ju pëlqen askush që struket. Për të thënë atë që është, si Akrepi, ashtu edhe ju, Dashi, jeni agresivë, veçse në mënyra krejt të ndryshme. Ndjesia se nuk arrin t’i kuptojë qëllimet e Akrepit, e çmend Dashin. Kush fiton: Dashi, sepse e sulmon Akrepin duke e parë drejt e në sy. Akrepi, si shenjë e misterit, nuk di të reagojë përpara dikujt që edhe pse është i ngjashëm me të, është kaq i drejtpërdrejtë.

Demi- Binjakët
Një Dem thjesht nuk mund ta durojë dikë kaq të dyjëzuar. Pavendosmëria e Binjakëve është gjëja më jashtë bote për një Dem. Përveç kësaj, ju duken aq të paparashikueshëm, saqë ju trembin. Përpiqeni t’ua prisni rrugët dhe t’i mbani larg Binjakët. Kush fiton: Demi, sepse e di se çfarë do dhe nuk bie kurrë në kontraditë me veten.

Binjakët- Bricjapi
Ju flisni shumë, por një Bricjap nuk ju dëgjon. Dhe në ka diçka që nuk e duroni dot, janë njerëzit që duket se i dinë të gjitha. Por edhe ju, nga ana juaj, mërziteni pafund kur Bricjapi fillon flet. Kush fiton: Binjakët, sepse nëse Bricjapi fiksohet të zotërojë profesionin e tij, Binjakët janë gjithologët e horoskopit.

Gaforrja- Shigjetari
…ose Gaforrja dhe dikush që mund të ishte fare mirë ish-i i saj që e ka tradhëtuar. Një Gaforre nuk mund ta falë dikë të cilit i ka dhënë shumë, dhe ai e ka hedhur tutje. Thënë shkurt, një Shigjetar është i destinuar t’ia thyejë zemrën një Gaforreje, edhe sikur vetëm në shoqëri. Kush fiton: Shigjetari, sepse vazhdon jetën, kurse Gaforres do t’i duhet të rrijë edhe ca duke qarë vetëm, e mbyllur në dhomë.

Luani- Virgjëresha
Një luftë pushteti që nuk ka fund të lumtur. Luani do ndjekës që ta ndjekin verbërisht, ndërsa Virgjëresha do që çdo gjë të jetë e përsosur. Virgjëresha kërkon perfeksionin tek çdo njeri, dhe një Luan thjesht nuk është mësuar ta vënë në diskutim se është më i miri. Kush fiton: Virgjëresha, sepse ndërsa Luani grindet me veten përse Virgjëresha po e vë në dyshim primatin e tij, ajo ka arritur tek pika 20 e planit me 21 pika.

Shigjetari- Demi
Shigjetarit një Dem i duket i mërzitshëm, sepse Demi është krejt e kundërta e gjithçkaje që ju vlerësoni. Nëse dikush nuk arrin t’ju shkaktojë emocione, ç’e doni? Për ju është thjesht një gur që ju ka zënë rrugën. Kush fiton: Demi, sigurisht. Vetëm në qoftëse i është tiposu t’ju lërë të fitoni. [e63e7f1bf83d18f75764b9551fa6a17a]

Virgjëresha- Gaforrja
Janë kaq moskokëçarëse, saqë një Virgjëreshë nuk mund ta përballojë. Gaforrja ndjek zemrën dhe jo mendjen, e për një Virgjëreshë ky është budallallëk. Ju e urreni rrëmujën, kurse Gaforrja thjesht nuk do t’ia dijë. Kush fiton: Gaforrja, sepse nuk do t’ia dijë.

Akrepi- Peshorja
Një Akrep ka gjithnjë ndjesinë se Peshorja po fsheh diçka. Nga jashtë duket kaq e përsosur, sa ju bën konfuzë. Jeni dyshues për atë se çfarë fsheh në brendësi. I urreni njerëzit e shtirur, dhe jeni të vendosur t’i bëni të vuajnë. Kush fiton: Akrepi. Me një kryeneçësi të paparë, një Akrep mund ta bëjë edhe një Peshore të pafajshme të konfliktojë, dhe dihet pastaj kush do të fitojë.

Peshorja- Ujori
Një armiqësi kaq e kamufluar. Në pamje të parë jeni miq të mirë. Por nuk e kuptoni si mundet dikush të jetë kaq i ftohtë, sa një ujor. Ju doni t’ju vlerësojnë, por një Ujor nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. Ndërsa i urreni në fshehtësi, nga jashtë përpiqeni t’ua fitoni zemrën. Kush fiton: Ujori, sepse nga ana e tij i kupton mirë qëllimet tuaja, dhe pa e kuptuar ju do t’ju mbajë në pozicionin e favorshëm për të.

Ujori- Luani
A nuk e keni marrë vesh akoma? Luani ka gjithmonë të drejtë! Por kjo është e papranueshme për një Ujor, që nuk e duron dot kur dikush e di veten si më i miri. Por çështja është se në këtë pikë jeni njësoj! Kush fiton: Asnjëri.

Bricjapi- Peshqit
Çfarë dreqin mendojnë këta të Peshqve? Një Bricjap nuk arrin ta kuptojë, sepse idealizmin dhe ëndërrimet e Peshqve i shikon si një dobësi. I duken krejtësisht të padobishëm! Kush fiton: Bricjapi, sepse ndërsa Peshqit ëndërrojnë, Bricjapi vepron.

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602