Të gjithë shenjat e zodiakut kanë cilësitë e tyre kur puthin, por këto të pesta, në mënyrë të veçantë:
Në vend të 5-të: Luani
Luanët duan gjithnjë të jenë qendra e universit. Ndaj, gjithçka që bëjnë, rrotullohet rreth admirimit që duan të kenë. Për të arsye, puthjet e tyre janë romantike dhe të ngadalta. Atyre u pëlqen gjithnjë të marrin kontrollin e situatës kur puthen dhe adaptohen shumë mirë me stilet e ndryshme të puthjeve.
Nuk u intereson vendi dhe momenti, sepse u përkasin elementit zjarr. Puthjet e tyre janë intensive dhe energjike, por në të njëjtën kohë, të buta. Kjo i bën të jenë shumë pasionalë me partnerët/et e tyre.
Në vend të 4-t: Ujori
Kjo shenjë do puthjet ‘çapkëne’ që përfshijnë kafshimet dhe ‘ligësinë’. Fillimisht, puthjet e tyre mund të jenë të ftohta dhe të largëta, kur nuk ndihen të sigurtë. Por sapo afrohen me partnerin, nis edhe sharmi.
Ujori është fleksibël, kur bëhet fjalë për puthje. Një natë mund të dojë puthje të buta dhe një natë tjetër puthje intensive. Kjo, sepse udhëhiqen nga elementi Ajër dhe kjo i bën të jenë të ndryshueshëm.
Përsa i përket vendit se ku puthen, duhet të jetë një vend jo me shumë njerëz, kjo për shkak se nuk durojnë dot të jenë të observuar apo të zbulohen.
Në vendin e 3-të: Peshqit
Peshqit kanë shumë avantazh ndaj shenjave të tjera, për shkak të puthjeve të tyre të shkëlqyera. Me pamjen e qetë dhe miqësore, kjo shenjë ka disa puthje të fuqishme të cilat magjepsin këdo. Ashtu si imagjinata e tyre, puthjet e tyre janë ‘magjike dhe të thella’. Mbushur me ëndrra dhe me misticizëm. 100% romantikë dhe sentimentalë, Peshqit janë të turpshëm kur bëhet fjalë për puthjen e tyre të parë. Gjithsesi, e heqin frikën pak çaste më pas dhe do jenë të përkushtuar në çdo rast.
Në vendin e 2-të: Shigjetari
Të lindurit nën shenjën e Shigjetarit janë persona që puthin me inteligjencë dhe pasion. Dinë çfarë ‘shije’ ka çdo shenjë, dhe janë në dijeni të qiellit e të tokës. Me një puthje të vetme dinë ta çojnë partnerin në një tjetër nivel.
Në vendin e 1-rë: Akrepi
‘Një jetë me puthje’, ky është sllogani që përshkruan më mirë Akrepin. Puthjet e tyre janë të guximshme, ‘djallëzore’ dhe pasionale. Marrin gjithnjë iniciativën dhe kanë gjithçka nën kontroll. Puthjet e tyre pak ‘të çmendura’ kombinohen më së miri me artin e pasionit. Pavarësisht ndjenjave, lënë shpirtin tek një puthje dhe lënë shpirtin tek ai/ajo që merr atë puthje. Jo më kot, janë ‘hajdutë zemrash’ të zodiakut dhe ata që puthin më mirë.