INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja cilat janë ligjet e dashurisë, i zbulon studimi kanadez

Ja cilat janë ligjet e dashurisë, i zbulon studimi kanadez

Publikuar më: 10:49 12-06-2019

Një studim kanadez ka zbuluar ligjet e dashurisë ose thënë ndryshe ka evidentuar rregullat sesi formohen çiftet, për shembull ne përpiqemi të zgjedhim partner që kanë personalitet të të ngjashëm me ne apo në disa aspekte janë si ne.

Studimi është ndërmarrë një Universiteti i Torontos sipas të cilit ekziston një nivel i lartë i koherencës tek personat që ne zgjedhim.

Ekspertët kanadezë përfshinë në studimin e tyre disa pjesëmarrës, studim që nisi në vitin 2008 dhe përfundoi në vitin 2017.

Specialistët mblodhën informacione mbi partnerët e pjesëmarrësve në studim të cilët pranuan të plotësonin një formular ad hoc mbi personalitetin e tyre.

Në vitin 2017 rreth 332 individ kishin të paktën 2 lidhje të ndryshme e në këtë mënyrë kërkuesit analizuan edhe pyetësorët të plotësuar nga ish partnerët dhe partnerët aktualë.

U pa se partnerët priren të ngjajnë shumë mes tyre në aspektin e personalitetit.

“Rezulatet tona tregojnë se ekziston një farë coherence të personalitetit të partnerëve , duke sugjeruar që individët deri diku kanë një tip të caktuar nga i cili tërhiqen më shumë. Të dhënat vërtetuan se ne priremi të zgjedhim ata persona që janë të ngjashëm me ne. Me të tilla rezultate ne mund të parashikojmë nëse një lidhje e caktuar ka fatin të zgjasë apo jo” nënvizuan ekspertët.

Disa njerëz mund t'i interpretojnë këto rezultate negativisht, ose mund të mendoni për një 'gabim që përsëritet' kur zgjedhja gjithmonë bie në partnerë të gabuar; por nëse takoni një person të ngjashëm me ish tuaj, kjo mund të ketë edhe anët pozitive. Për shembull, mund të shfrytëzoni informacionin që keni mësuar në marrëdhënien tuaj të mëparshme për të ditur më shumë sesi do të silleni.

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947