INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja cilat janë miqësitë që rezistuan mes vipa-ve [FOTO]

Ja cilat janë miqësitë që rezistuan mes vipa-ve [FOTO]

Publikuar më: 17:00 09-03-2017

Miqësitë e vërteta nuk janë te shumta në showbiz-in shqiptar.

Shumë miq prej vitesh janë zenë dhe sot e shohin njëri-tjetrin sikur të ishin të huaj , por ka dhe nga ato miqësi të cilat kanë rezistuar shumë deri më tani dhe shpresojmë të vazhdojnë edhe më shumë. Emisioni Fun Fay me Fatmën zbuloi këto miqësi të mëdha, të cilat janë:

Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani
Janë vërtetë një nga miqësitë më të bukura brenda dhe jashtë ekranit. Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani prej vitesh janë kthyer në shoqe të pandara, ku shpesh here i shohim bashke duke prezantuar formate televizive. Ato tashmë janë si dy motra ku ndajnë kohen e tyre me njëra-tjetrën gjithashtu kujdesen edhe për fëmijët e tyre sëbashku.

auto_835bd7fa004f02f48fac637d131508471483709179.png

Eli Fara dhe Aurela Gaçe
Të dyja janë profesioniste të muzikës shqiptare, secila me një karrierë të gjate nder vite, dhe kjo gje e ka bërë Eli Farën dhe Aurela Gaçen të jenë mikesha prej shumë kohësh. Të dyja kalojnë shumë kohë me njëra-tjetrën dhe këtë gjë e tregojnë edhe në rrjetet e tyre sociale. 

eli41.jpg

Rovena Dilo dhe Jonida Maliqi
Rovena Dilo dhe Jonida Maliqit janë padyshim një nga rastet e miqësive të vërteta që duhen marrë për shembull. Këngëtaret kalojnë shumë kohë me njëra-tjetrën për shkak të miqësisë së tyre, dhe këtë gjë e shprehin edhe në rrjetet e tyre sociale.

ro1_1475255581-239377.jpg

Çiljeta Xhilaga dhe Ingrit Gjoni
Kjo është padyshim një nga miqësitë më të vjetra të showbiz-it shqiptar. Prej vitesh Çiljeta dhe Ingriti kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë mikesha shumë të mira. Madje miqësia mes tyre është rritur aq shumë sa tashmë edhe femijët e tyre, Paridi dhe Fernando janë bërë shokë.

ciljeta-ingrit-main.jpg

Zaimina Vasjari dhe Rezarta Shkurta
Dy nga vajzat më seksi të showbiz-it shqiptar prej vitesh janë dy nga mikeshat më të mira. Zaimina dhe Rezarta tashmë më shumë se kurrë kalojnë kohë së bashku duke bërë udhëtime por kjo miqesi është bërë më e madhe,shkak është dhe profesioni I tyre. Dimë të themi që presim muzikë nga të dyja vajzat.

zai_rez.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042710304260254