INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja cilat janë plazhet më të pastra dhe më të ndotura në Shqipëri

Ja cilat janë plazhet më të pastra dhe më të ndotura në Shqipëri

Publikuar më: 12:00 16-05-2016

Agjencia Kombëtare e Mjedisit, pasi ka monitoruar plazhet kryesore në vend ka publikuar dhe të dhëna në lidhje me pastërtinë dhe cilësinë e tyre, ku rezultojnë 53 plazhe me cilësi shumë të mirë, 12 plazhe me cilësi të keqe, 11 me cilësi të mirë dhe 2 me cilësi të mjaftueshme. Ajo që bie në sy është se shumica e plazheve cilësore gjenden kryesisht në segmentet jugore dhe veriore të bregdetit. Duke nisur nga Velipoja, deri në Gjirin e Lalzit dhe kryesojnë plazhet e Dhërmiut, Himarës e Borshit.
Plazhet me cilësinë më të keqe ndodhen në pjesën më të madhe të bregdetit të Durrësit dhe katër të tjerë ndodhen dy në Vlorë, pranë Shkollës së Marinës dhe Plazhi i Ri e dy në Sarandë, tek zona e Plazhit të Ri dhe tek Kanali i Cukës.

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207