INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja cilat janë profesionet që do të kryhen nga robotët në të ardhmen

Ja cilat janë profesionet që do të kryhen nga robotët në të ardhmen

Publikuar më: 17:49 07-02-2017

Përparimet në teknologji së shpejti mund të bëjnë që dhjetëra profesione të klasës së mesme të zihen nga robotët. Ky është rezultati i një studimi novator të kryer nga Carl Frey, drejtor në Universitetin e Oksfordit –qe tregon se 35% e vendeve të punës në Angli janë në rrezik. Duke bërë një studim për punët e zyrës që paguhen më shumë se £ 40.000,paund, Frey përpiloi një listë që tregonte se cilat punë rrezikojnë të bëhen automatike, dhe cilat janë ato profesione që kanë më shumë mundësi të mbeten. Punëtorë të sigurimit dhe agjentët e pasurive të patundshme kanë një shans më shumë se 97% që të mbeten të papunë pasi ato mund të kryen nga robotët. Punët e tjera që renditen në 'listën e rrezikut' janë ato të analistëve të kreditit që kanë 97% mundësi të humbin vendin e tyre të punës . Po kështu punonjësit e shërbimit postar, me 95% dhe teknikët e laboratorit që kanë një shans prej 89% që roli i tyre të bëhet i automatizuar. Punë të klasës së mesme të listuara në studim ishin kontabilistët dhe auditorët me një shans me 93% të kompjuterizimit si dhe dhe operatorët e trenit ose të tramvajit nëntokësor. Studimi flet për shkurtime të vendeve të punës me 86%, në sajë të teknologjisë së përmirësuar. Shifrat tregojnë një vlerësim objektiv të faktit se si teknologjia mund të zëvendësojë ndërveprimin e njeriut për të përmbushur një punë apo detyrë. Kjo do të bëhet realitet në të ardhmen e afërt. Studimi gjithashtu sugjeroi se cilat vende pune kishin rrezik të vogël për tu automatizuar. Zjarrfikësit, dentistët dhe mjekët të gjithë kanë një shans më pak se 1% të bëhen profesione të kompjuterizuar.

Article Logic
Execution time: 0.003460168838501