INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja cilat janë rregullat e reja për funksionimin e çerdheve

Ja cilat janë rregullat e reja për funksionimin e çerdheve

Publikuar më: 20:30 11-08-2016

Pas skandaleve të shumta me keqtrajtimin e fëmijëve nëpër kopshte dhe çerdhe, si dhe kushteve jo të përshtatshme në të cilat edukohen të miturit, qeveria ka marrë një vendim të ri me rregulla të reja për ndërtimin dhe funksionimin e çerdheve, dhe ky vendim është botuar në fletoren zyrtare. Rregullat e reja vijnë pas disa ngjarjeve të pakëndshme me protagonistë fëmijë gjatë vitit të fundit, pikërisht në mjediset e edukimit parashkollor.

Sipas këtij vendimi që tashmë ka marrë fuqi ligjore, çdo çerdhe duhet të jetë e pajisur me kamera sigurie që në hyrje të saj. Në çdo ambient ka një numër të përcaktuar mjedisesh, përveç atyre të dedikuara posaçërisht për fëmijët.

Gjashtë prej tyre të detyrueshme dhe duhet të plotësojnë standarde të përcaktuara: kuzhinë, lavanderi, dhomë zhveshjeje për kujdestarët, hapësirë polifunksionale, infermieri dhe dhomë psikologu.

Ky dokument gjithashtu  përshkruan hapësirat e nevojshme sipas llojit, madhësisë dhe specifikimeve në përputhje me standardet europiane. Kjo ndodh në kushtet kur ndërtimet e çerdheve janë bërë të pabazuara në standarde projektimi, duke sjellë mungesë të cilësisë dhe sigurisë në shërbimin e ofruar.

Me qëllim që të vegjlit të jenë të sigurt brenda çerdheve, MZHU në bashkëpunim me ministritë e tjera që dhanë disa sugjerime, i kanë kushtuar rëndësi të veçantë sigurisë. Një kamerë sigurie në hyrje dhe sinjali akustik është kërkesë për monitorimin e të gjithë personave që hyjnë në çerdhe, ndërsa nuk specifikohet që kjo pajisje të jetë edhe në ambientet ku të vegjlit qëndrojnë. “Këto kamera nevojiten kur hyrja e qendrës nuk duket nga personeli i sigurisë së ndërtesës ose nëse vlerësimi i riskut të sigurisë parashikon monitorim me video të hyrjes. Sistemi me qark të mbyllur duhet të mbulojë hyrjet, daljet dhe zonat e jashtme të lojës”, përcaktohet në rregulloren e re për çerdhet. Gjithashtu, të gjitha pikat e hyrjes duhet të kenë sinjal alarmi dhe pajisje mbylljeje të vonuar për pikat dalëse.

Kushtet për ndërtimin e çerdheve te reja

Rezistencën dhe qëndrueshmërinë mekanike;

Sigurinë nga zjarri;

Higjienën, shëndetin dhe mjedisin;

Sigurinë në përdorim;

Mbrojtjen nga zhurmat;

Kursimin e energjisë dhe ruajtjen e ngrohtësisë.

Çerdhet duhet të pozicionohen mundësisht afër zonave të banimit dhe të jenë lehtësisht të aksesueshme nga popullata e interesuar për shërbim.

Sipërfaqja totale e pronës për ndërtimin e çerdhes duhet të llogaritet të paktën 40 m² për fëmijë, gjithsesi jo më pak se 1500 m² në total.

Koeficienti i shfrytëzimit duhet të jetë jo më shumë se 35%.

Article Logic
Execution time: 0.0039870738983154