Vendet më injorante në botë, për të jetuar janë listuar dhe disa prej tyre mund t`iu habisin. Amerika një nga vendet me të zhvilluara dhe më të pasura në botë është renditur e pesta përsa i përket injorancës ose paditurisë së popullsisë në lidhje me vendin ku jeton. Shtetet me nivel të lartë injorance kanë rezultuar të jenë ; India, Kina,Taiwan, Afrika e Jugut dhe SHBA, të ndjekura nga vende të tjera, ndër të cilat Turqia, Kanadaja dhe Mali i Zi. Edhe vendet kryesore evropiane si, Franca dhe Spanja, janë në mesin e listës së injorancës. Japonia dhe Belgjika renditen në listën e vendeve më pak injorante. Duhet pohuar se edhe shtete të mëdha europiane si, Gjermania dhe Italia rezultojnë të kenë nivel të ulët paditurie. Studimi është kryer për të gjetur se cilat janë vendet me te paditura në botë, në bazë të njohurive që kanë njerëzit për vendin e tyre, raporton Independent. U intervistuan rreth 1000 persona në secilin prej 40 vendeve të vëzhguara. Pyetjet përfshinin numrin e popullsisë së vendit të tyre, shpenzimet e kujdesit shëndetësor, pronësinë e shtëpisë si dhe përqindja e muslimanëve që jetojnë në vendin e tyre. Studimi zbuloi fakte interesante si psh ai që tregon se statusi ekonomik i një vendi nuk lidhet aspak me zgjuarsinë, pasi vendet e pasura shfaqen në seksionin "më injorant" të studimit.