Ditën e sotme në Tiranë kanë mbërritur dy agjentë amerikanë të FBI-së të cilët u prezantuan nga ambasadori Donald Lu gjatë koferencës prezantuese për operacionin e koduar “Forcat e Ligjit”.
Dy agjentët ishin ulur përkrah ambasadorit Lu i cili kërkoi nga qeveria arrestimin e “peshqëve të mëdhenj” në fillim të 2018.
Agjentët quhen Mark Newhouse dhe Jack Liao.
Newhouse ka një përvojë të gjatë në hetimet e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave gjithashtu.
Ndërsa agjenti tjetër Liao ka qenë për tri vite drejtues i FBI për Europën Juglindore. Liao ka qenë edhe në Tiranë më 10 korrik 2017 ku është takuar me drejtorin e policisë Haki Çako.
Së bashku me agjentët e FBI, në Shqipëri do asistojnë edhe ekspertë të fushës nga Italia, Britania e Madhe e Gjermania.
Nga ana e tij, ministri Fatmir Xhafaj u zotua për rezultate efektive që shqiptarët sipas tij do i shohin shumë shpejt.