Pas një spektakli dy ditor muzikor plot shkëlqim, juria e Festivalit të ’56 të këngës në RTSH, ka shpallur këngëtarët që do të vazhdojnë konkurimin në natën e tretë ku do të shpallet edhe fituesi .
Kjo është lista e finalistëve të Festivalit të 56-të shpallur nga juria e përberë nga Markelian Kapidani, Luan Zhegu, Ben Andoni, Sokol Marsi dhe Edmond Rapi në orët e para të mëngjesit. Nga 22 konkurrentë janë përzgjedhur 14 prej tyre:
Artemisa Mithi me këngën “E dua botën”,
Bojken Lako me këngë “Sytë e shpirtit” ,
Denisa Gjezo me këngën “Zemër ku je”,
Elton Deda me këngën “Fjalët” ,
Egent Bushpepa me këngën “Mall” ,
Inis Neziri me këngën “Piedestal” ,
Mariza Ikonomi me këngen “Unë“,
Manjola Nallbani me këngën “I njëjti qiell”,
Grupi Na dhe Festina Mejzini me këngën ‘Tjetër jetë” ,
Orgesa Zaimi me këngën “Ngrje zërin”,
Redon Makashi me këngën “Ekziston”,
Rezarta Smaja dhe Luis Ejlli me këngën “Ra një yll” ,
Tiri Gjoci me këngën “Orë e ndaluar”,
Voltan Prodani me këngën “E pamundur”