Të rejat e fundit nga Flori Mumajesi kishin të bënin me zhvendosjen e tij për të jetuarnë Prishtinë dhe pjesëmarrja në rubrikën “Për drekë me mua” ku për herë të parë e pamë kantautorin të gatuajë për dikë tjetër.
Por këtë herë kemi të reja edhe nga jeta e tij profesionale. Projekti i fundit ishte para 5 muajsh në bashkëpunimin me këngëtaren Shkurte Gashi. Por 34 vjeçari sërish do të vijë me bashkëpunim por këtë herë me një reper. Do të jertë reperi kosovar Elinel ai që do të sjellë hitin e radhës me producentin nga Shqipëria. Kjo është edhe arsyeja pse Elinel këto ditë po kalon mjaft kohë në studion e Florit.