Supermodelja Kendall Jenner mesa duket po jeton ditë të lumtura.
Prej kohësh në fakt përflitej se ajo ishte në lidhje dashurie, por motra e Kim Kardashian nuk e ka pranuar ende këtë romancë.
Burime për Us Weekly kanë bërë me dije se Kendall është mjaft e dashuruar me basketbollistin Blake Griffin, dhe se kjo është një lidhje serioze.
Ajo po mundohet që të kalojë shumë kohë me 28-vjeçarin edhe pse prioriteti i saj më i madh është karriera.