Dafina Zeqiri ka treguar se ka dobësi një nga klipet e saj.
E ftuar në “Life Stories nga Arjola Shehu”, këngëtarja e shumë hiteve, Dafina Zeqiri pavarësisht se i ka përzemër të gjitha këngët dhe klipet e saj për shkak të stilit të veçantë që e karakterizon secilën, përsëri ka treguar se cili është klipi i saj i preferuar nga të gjithë ata që ka realizuar deri më sot. “Liri” deklaron hitbërësja, e cila shton se kjo video është shoqëruar me shumë peripeci. Më shumë se 4 orë hiking dhe ishte hera e parë që Dafina ngjitej në majën më të lartë të Kosovës. Nuk ishte një eksperiencë e lehtë, duke marrë parasysh se guri i famshem ku shohim të ketë hypur artistja nuk ishte shumë i sigurtë. Edhe pse nuk i ka aspak frikë lartësitë, ajo fillimisht i ka kërkuar regjisoirt të klipit që për disa momente të "studiojë" natyrën dhe vendin dhe më pas të nisin xhirimet. Gjithsesi e cilëson si një ndër eksperiencat më të bukura të saj të cilën shpreson ta përjetojë sërish.
Ylli i R&B tregon edhe shumë detaje të tjera, të cilat ju ftojmë t’i zbuloni në videon e mëposhtme:
"