Para pak vitesh, marrëdhënia mes tyre nuk ishte edhe aq miqësore por kush do ta mendonte se sot ata të dy do të ishin miq të mirë?
Dafina Zeqiri dhe Noizy ndodh shpesh të jenë në koncerte të përbashkëta, edhe e mbështesin shumë njëri-tjetrin duke uruar për çdo projekt të ri të tyre, por jo vetëm kaq... Reperi shpesh tregon edhe aftësitë e tij në kuzhinë duke gatuar për shokët e grupit sa herë që mblidhen bashkë, por këtë herë ka gatuar për mikeshën e tij Duffyen. Pas koncertit që patën në Durrës mbrëmë, këngëtarja dhe grupi i saj duket të kenë qenë të ftuarit e reperit në shtëpinë e tij. Dhe nuk kishte sesi këngëtarja të mos e filmonte këtë moment teksa Noizy tregohet edhe në kuzhinë aq i suksesshëm sa në skenë.